BQK-ja: Vlera e kredive të reja për muajin dhjetor 2023 ishte mbi 193 milionë euro
Banka Qendrore e Kosovës (BQK) ka bërë me dije se vlera e kredive të reja për muajin dhjetor të vitit 2023 ishte 193.7 milionë euro, ndërsa ajo e depozitave 138.8 milionë euro.
BQK-ja ka njoftuar se mbi 7.5 miliardë euro janë asetet e bankave komerciale në Republikën e Kosovës dhe se investimet e tyre jashtë vendit kanë arritur në 1.26 miliard euro.
“Kështu thuhet në statistikat bankare për muajin dhjetor 2023, të publikuara nga Banka Qendrore e Kosovës (BQK), duke shtuar vlera e kredive bruto ka arritur në 4.91 miliardë euro me një rritje prej 27.8 milionë euro, derisa shuma e depozitave të klientëve është 6.13 miliardë euro”.
“Sipas raportit, kapitali u bankave komerciale për këtë muaj ishte 863 milionë euro. Vlera e kredive të reja në muajin dhjetor 2023 ishte 193.7 milionë euro, derisa shuma e depozitave të reja arriti në 138.8 milionë euro”
.“Po ashtu, norma mesatare e interesit në depozita ishte 3.14 për qind , ndërsa norma mesatare e interesit në kredi ishte 6.35% ku në muajin paraprak ishte 6.4 për qind. Raporti kredi-depozita për muajin dhjetor 2023 ishte në nivelin 80.2 për qind, kurse margjina e normës së interesit kredi – depozita ishte 3.2 për qind”, ka njoftuar BQK-ja.