BQK likuidon kompaninë “Kosova e Re”, qindra punëtorë do mbesin pa punë
24 shtator 2021
| 15:25
Banka Qëndrore e Kosovës sot do të shpallë likudimin e kompanisë së njohur të sigurimeve “Kosova e Re”. Burime të Indeksonline bëjnë të ditur se likudimi do të shpallet në një konferencë për media ta paraparë sot në orën 16:00.
Kompania e sigurimeve “Kosova e Re” është një nga kompanitë më të vjetra të kësaj fushe që operon në tregun kosovar.
Pandemia ka ndikuar që humbjet dhe vështirësitë financiare të saj të rriten, sakaq BQK-ja sot do të marr vendimin final për mbylljen e saj.
Burime të Indeksonline bëjnë të ditur se ky vendim do të prek qindra punëtorë. Rreth 200 qytetarë do të mbesin pa punë pas likudimit të “Kosovës së Re”.