BQK-ja: Vlera e depozitave arrin në 5.8 miliardë euro, kreditë në 4.7 miliardë euro
Vlera e depozitave ka arritur vlerën e 5.8 miliardë euro, ndërsa e kredive në 4.7 miliardë euro. Kështu është thënë nga të dhënat e fundit të Bankës Qendrore të Kosovës (BQK) mbi statistikat bankare për muajin gusht. “Vlera e depozitave në gusht 2023 arriti vlerën 5.83 miliardë euro. Rreth 25 për qind e tyre janë të afatizuara. Ekonomitë familjare dominojnë me rreth 66.5 për qind të totalit të tyre apo rreth 3.88 miliardë euro. Depozitat e klientëve kanë shënuar rritje për rreth 161.6 milionë euro krahasuar me muajin paraprak”, është thënë në raportin e BQK-së.
Sipas BQK-së, vlera e depozitave të reja është rreth 140 milionë euro.
“Vlera e depozitave të reja në muajin gusht është 139.9 është milionë euro, në korrik ishte 105.4 milionë euro. Norma mesatare e interesit në depozita në muajin gusht ishte 2.52 për qind, në korrik ka qenë 2.69 për qind”, ka njoftuar BQK-ja.