Braathu: OSBE-ja do ta vazhdojë bashkëpunimin me Qeverinë e Kosovës

09 qershor 2020 | 12:37

Kryeministri Avdullah Hoti sot nga mëngjesi ka pasur një agjendë të ngjeshur me takime.

Pas dy takimeve që pati sot me ambasadorë të akredituar në Kosovë, ai ka pritur në takim edhe shefin e Misionit të OSBE-së në Kosovë, ambasadorin Jan Braathu.

Ky i fundit ka uruar kryeministrin Hoti për marrjen e detyrës së re, duke theksuar gatishmërinë e OSBE-së për të vazhduar bashkëpunimin me Qeverinë e Kosovës në dobi të forcimit të institucioneve demokratike të vendit si dhe të qeverisjes së mirë.

Në këtë takim, u bisedua edhe për gjendjen e përgjithshme politike në Kosovë si dhe thellimin e bashkëpunimit edhe në të ardhmen.

Kryeministri Hoti, ka falënderoi ambasadorin Braathu për përkrahjen e OSBE-së për institucionet e Kosovës, duke theksuar vullnetin për bashkëpunim të mëtejmë në avancimin e proceseve, në të cilat mbështetja e OSBE-së është mjaft e rëndësishme.

(Qendresa RAMA)

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Prizrenit, Mytaher Haskuka, në rrjetet sociale ka postuar…