Brad Pitt hedh poshtë thashethemet për lidhjet: Asgjë nuk është e vërtetë
13 dhjetor 2019
| 11:47
Për herë të parë Brad Pitti ka folur për jetën e vet private. Në një intervistë për “New York Times Magazine”, aktori zbuloi se ndaloi së kushtuari vëmendje shtypit për veten e tij rreth 15 vjet më parë.
“Kam ndaluar së lexuari shtypin që nga viti 2004”, ka deklaruar 55-vjeçari. Ylli i Hollywoodit shtoi: “Nuk e di se sa gra kanë thënë që unë jam në një marrëdhënie përgjatë dy ose tre vjetëve të fundit. Por, asnjë prej tyre nuk është e vërtetë”, ka thënë Pitti.