Brad Pitt-it i refuzohet kërkesa për kujdestarinë
28 tetor 2021
| 12:50
Kërkesat e tij për çështjen e kujdestarisë dhe të ish bashkëshortes Angelina Jolie, është refuzuar nga Gjykata e Lartë e Kalifornisë.
Sipas AP, gjykatësi John Ouderkirk ishte caktuar për të ndarë kujdestarinë, por që më vonë u hoq nga roli i tij për shkak se kishte marrëdhënie të mirë më avokatët e Pitt.
Sipas Jolie dhe ekipit të saj, kanë pasur një konflikt interesi, të cilën aktori e kundërshtoi.
Brad dhe Angelina kanë pesë fëmijë. Jolie kërkon kujdestarinë e plotë për fëmijët ndërsa Pitt nuk e dëshiron. Ai vë bast për ndarje të barabartë.