Brad Pitt po heq dorë nga bota e biznesit dhe ajo e kinematografisë?!
09 janar 2023
| 11:30
Një nga aktorët më të njohur dhe më të suksesshëm, Brad Pitt ka vendosur të marrë një vendim të rëndësishëm për jetën e tij. Kësaj radhe nuk ka të bëjë me ndonjë padi kundër ish-bashkëshortes së tij, Angelina Jolie apo ndonjë romancë të re.
Bëhet fjalë për biznesin e tij dhe aksionet. Ai ka vendosur që të shesë aksionet. Megjithatë, kjo lëvizje e tij e fundit për të shitur ato në një kompani që bashkëthemeloi me Jennifer Aniston ka nxitur thashethemet se ai dalëngadalë po tërhiqet edhe nga bota e madhe e kinematografisë.
Më konkretisht, në internet po qarkullon lajmi se Brad Pitt ka shitur 60% të kompanisë së tij, Plan B, e cila operon në fushën e prodhimit të filmave. Aktori i shiti aksionet e tij në një media gjigante franceze. Sipas Just Jared, një burim i afërt me Pitt tha se:
Brad ka vendosur të jetojë një jetë të qetë për vitet e ardhshme dhe ka konsideruar një lloj gjysmë pensioni. Është e sigurt që do të vazhdojë të aktrojë në filma por do të tërhiqet nga aktivitetet e biznesit.