Brad Pitt vjen në rolin e astronautit

26 shtator 2019 | 11:40

Pas pjesëmarrjes në konkurs në Festivalin e fundit të Filmit në Venecia, Ad Astra tashmë ka dalë edhe në ekranin e madh, përfshirë këtu kinematë shqiptare. Është një triller fantashkencor, i drejtuar nga James Gray. Protagonist është Brad Pitti, në rolin e një astronauti që udhëton deri në ekstremet e sistemit diellor për ta gjetur babanë e vet, i zhdukur prej kohësh, dhe për të zbuluar një mister që kërcënon mbijetesën e planetit tonë. “Më pëlqejnë shumë punët e James Grayt. E admiroj njohjen e tij të thellë të historisë së kinemasë. Ka gjithnjë një element klasik në narracionet e tij, shumë elegant”, ka thënë Pitti.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryeministri britanik, Boris Johnson u ka thënë ligjvënësve se Gjykata…