Brad Pitti i shkatërruar pas vendimit që morën fëmijët e tij
13 qershor 2024
| 12:12
Brad Pitti pak ditë më parë u përball me zgjedhjen e vajzës së tij Shiloh për të hequr dorë nga mbiemri i tij. Ajo ndoqi shembullin e vëllezërve dhe motrave të saj dhe dorëzoi dokumentet e nevojshme për t’u quajtur vetëm Shiloh Jolie, pa Pitt.
Sipas rrethit të ngushtë të miqve apo familjarëve, thuhet se Pitt është prekur shumë nga veprimi i të bijës madje është “i shkatërruar”, por nuk do t’i bëjë presion asnjërit prej fëmijëve të tij që të ndryshojë mendje.
“Ai e sheh këtë veprim si më shumë se thjesht një ndryshim mbiemri. Ishte një simbol i një largimi më të thellë që ka lindur prej vitesh,” tha personi pranë Pitt.
Dhe 15-vjeçarja Vivienne ndryshoi gjithashtu mbiemrin dhe tani figuron në dokumentet e identifikimit si Vivienne Jolie.