Brad Pitti me shumë fëmijë në shtëpinë e vet feston ditëlindjen e vajzës
02 qershor 2020
| 11:28
Brad Pitti ka lënë anash kacafytjet me Maddox dhe e ka ftuar edhe atë për ditëlindjen e vajzës Shiloh. Brad Pitti u ribashkua me djalin e vet Maddox, 18-vjeçar, kur organizoi një festë për ditëlindjen e 14-t të vajzës së vet, thonë burimet e “The Sun”.
Besohet se gjatë viteve të tij të adoleshencës Maddox ka pasur shpeshherë fërkime me yllin Maleficent, 56-vjeçar. Por, sipas burimeve, ata i lanë mënjanë zënkat e tyre kur ylli i Hollivudit organizoi festën për Shiloh në rezidencën e tij në LA.