Brad Pitti merr pjesë në ditëlindjen e ish-gruas
11 shkurt 2019
| 11:01
E pabesueshme, por Brad Pitti ishte pjesë e 50-vjetorit të lindjes së ish gruas së vet, Jennifer Aniston. Aktroi 55-vjeçar është parë brenda festës të shtunën mbrëma në hotelin “Sunset Tower” në Los Angeles.
Çifti nisi lidhjen në vitin 1998, u martua në korrik të vitit 2000 dhe më pas njoftoi ndarjen në janar të vitit 2005. Shfaqja e tyre përfundimtare publike ishte në tetor të vitit 2004, ndërkaq divorci i tyre u finalizua në tetor të vitit 2005.