Brad Pitti shpjegon pse veshi fund

20 korrik 2022 | 22:25

Aktori veshi një fund në premierën e filmit të tij të ri “Bullet Train”, të martën në Berlin. Veshja i mori një vëmendje të madhe. Fundin e kishte kombinuar me një këmishë gjysmë të hapur me xhaketë sipër.

Kur u pyet pse veshi fund në vend të pantallonave, Pitt dha një përgjigje të thjeshtë.

“Fllad. Fllad”, i tha ai Associated Press sa ishte në tapetin e kuq.

Temperatura të larta janë regjistruar në Evropë javën e fundit. Por, pavarësisht të nxehtit, njerëzit kanë vërshuar rrjetet sociale për të komentuar dukjen e Pittit.

“Kushdo që e ka bindur Brad Pittin të veshë fund, duhet të fshikullohet”, shkroi një person.

Kishte edhe të tjerë që e përgëzonin dukjen e tij.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
ShBA-ja e ka goditur Listën Serbe për mbështetjen që i…