Bradley Cooper ka pasuri prej 100 milionë dollarësh

03 mars 2019 | 13:17

Bradley Cooper së shpejti do të marrë një pagesë të majme nga filmi “A Star Is Born”.

Aktori 44-vjeçar ka qenë skenarist, regjisor ,madje edhe aktor në versionin e ri të mjuzikllit, ku luante përkrah Lady Gagës.

Ky film ka arritur të marrë tetë nominime për çmimin Oscar këtë vit, derisa ka triumfuar në kategorinë “Kënga më e mirë origjinale” për këngën “Shallow”.

Duket se “A Star Is Born” do t’i sjellë shumë të ardhura aktorit. Filmi “A Star Is Born” ka arritur të grumbullojë deri tash fitime bruto prej 425 milionë dollarë, në ndërkohë që buxheti për prodhimin e tij ka qenë 36 milionë dollarë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Bradley Cooper së shpejti do të marrë një pagesë të…