Braha në krye të detyrës në ndeshjen Italia-Turqia
24 shkurt 2024
| 17:32
Ish-basketbollistja e gjeneratës së artë, Vlora Braha në ndeshjen Italia-Turqia ishte deleguar nga FIBA si ndihmëse e Delegatit Teknik, ndeshje kjo e vlefshme për FIBA EuroBasket 2025 Qualifiers.
Ky ka qenë nominimi i parë të cilin Federata e Basketbollit e Kosovës (FBK) e pranoi në këtë kompeticion. Si për Brahen ashtu edhe për FBK, ky nominim ka qenë arritje e jashtëzakonshme.
Braha u shpreh se; “Kjo është një mundësi shumë e mirë për të gjithë djemtë e vajzat që duan një ditë ta përfaqësojnë Kosovën në arenën ndërkombëtare”
Italia triumfoi në këtë ndeshje ndaj Turqisë me rezultat 87:80.