Brahim Diaz rikthehet te Real Madridi

10 qershor 2023 | 14:48

Real Madridi ka konfirmuar zyrtarisht rikthimin e Brahim Diaz, i cili për tri sezoni luajti në Serie A te Milani.

Spanjolli ka shkëlqyer në sezonet e fundit me Milanin, duke i ndihmuar në sezonin 2021/22 ta fitojnë “Scudetton” pas më shumë se një dekade.

Paraqitjet e tij të mira kanë bërë që “Los Blancos” ta rikthejnë Diazin në “Santiago Bernabeu” dhe të konfirmohet si pjesë e rëndësishme për sezonin e ardhshëm 2023/24.

Është vet faqja zyrtare e klubit mbretëror që ka konfirmuar rikthimin e Diazit, i cili ka nënshkruar kontratë të vlefshme deri në vitin 2027.

“Real Madrid CF njofton se të martën, më 13 qershor, në orën 12:00 në Real Madrid City do të zhvillohet ceremonia e prezantimit të Brahim Diazit, i cili do të rikthehet si lojtar i klubit tonë deri më 30 qershor 2027, pas huazimit të tij për tre sezonet në AC Milan”, thuhet në njoftim.

Ndryshe, Diaz është lojtar i Real Madridit që nga janari 2019 dhe tashmë ka fituar 1 Ligë dhe 1 Superkupë të Spanjës me Los Blancos, përpara se të huazohej te Milani në shtator të vitit 2020.

Pas ceremonisë së prezantimit, Brahim Diaz do të dalë para mediave.

 

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministri i Bujqësisë, Faton Peci, përmes një postimi në “Facebook”…