Brahim Mehmetaj, i ftuari i radhës nga Gjykata Speciale
Ish-pjesëtari i UÇK-së, Brahim Mehmetaj, është i ftuari i radhës për intervistim nga Gjykata Speciale.
Mehmetaj, i cili aktualisht është drejtor i Pronës në Komunën e Prishtinës, ka treguar se është ftuar për intevrsitim si i dyshuar.
Në profilin e tij në “Facebook”, ai ka shkruar se do t’i përgjigjet pozitivisht kësaj ftese.
“Dje pasdite në përfundim të orarit të punës, një prej hetuesve të Gjykatës Speciale ma solli ftesën për në Hagë. Punë e madhe….. Jam i ftuar në cilësinë e të dyshuarit. Do t`i përgjigjem kësaj thirrje me krenari, edhe pse vazhdoj me mendu që kjo gjykatë është e padrejtë dhe e njëanshme. Krimet në Kosovë i kanë kryer serbët dhe Serbia dhe ata janë kriminel e jo ne çlirimtarët që ishim të detyruar të bënim luftë mbrojtëse dhe çlirimtare. UÇK përjetë e mot”, ka shkruar Mehmetaj.
/Epoka e re/