Brahimaj: 47 vite më parë nuk lindi vetëm Luani i Haradinajve, lindi një shpresë për Kosovën
Ish-gjenerali i UÇK-së, Lahi Brahimaj, me rastin e ka 47 vjetorit të lindjës së dëshmorit, Luan Haradinajn, ka thënë se
para 47 vitesh, nuk lindi vetëm një djal i Haradinajve, por lindi shpresa për Kosovën. “Sikur të të kishim në mesin e të gjallëve, do të festonim datëlindjen e 47-të bashkë me familje e me miq, por sot datëlindjen tënde e festojnë e gjithë Kosova, e festojnë edhe brezat që lindën pas përjetësimit tënd përmes lirisë që gëzojnë. Ti nuk ishe vetëm nip për mua, ishe shok, vëllai i armës e idealit andaj nuk mundem ta mohoj që dhembja dhe mungesa jote është e madhe por krenaria po i mundë këto e na mbanë të fortë”.
Postimi i plotë i Haradinajt:
Sot 47 vite më parë nuk lindi vetëm një djalë në familjen Haradinaj, lindi një shpresë për Kosovën e një grusht i hekurt për Serbinë.
Sikur të të kishim në mesin e të gjallëve, do të festonim datëlindjen e 47-të bashkë me familje e me miq, por sot datëlindjen tënde e festojnë e gjithë Kosova, e festojnë edhe brezat që lindën pas përjetësimit tënd përmes lirisë që gëzojnë.
Ti nuk ishe vetëm nip për mua, ishe shok, vëllai i armës e idealit andaj nuk mundem ta mohoj që dhembja dhe mungesa jote është e madhe por krenaria po i mundë këto e na mbanë të fortë.
Urime Luan Haradinaj! Edhepse vitet ikin, ti mbetesh ai djali i ri e sypatrembur, Luani që lindi për të mos vdekur kurrë.
#LahiBrahimaj