Brahimaj: Adriani Krasniqi është vet sinonimi i lirisë

16 tetor 2020 | 13:09

Gjenerali i Ushtrisë Çlirimtarë të Kosovës, Lahi Brahimajm, në përvjetorin e rënies së dëshmorit të kombit Adrian Krasniqi,

ka rikujtuar momentet e vështira të njohjes më të.

Brahimaj ka thënë se Adrian Krasniqi është vet sinonimi i kësaj sakrifice.

Postimi i plotë i Brahimajt:

Ditët si 16 tetori, na e rikthejnë kujtesën, se sa e lavdishme ishte sakrifica e Heronjve për të vendosur themelet e lirisë.

Adriani është vet sinonimi i kësaj sakrifice. U njohëm në ditë të vështira. Bashkudhëtuam gjatë. Kur ne në Jabllanicë u rrethuam, me 15 tetor 1997, Adriani me shokë u nis nga Açareva në drejtim të Kliçinës, për të kryer sulmin që ne ta kishim më të lehtë përballjen me armikun.

Ai ishte dhe sulmi i fundit i tij. Por, emri i tij u nderua me shumë beteja deri në çlirimin e vendit.

Lavdi!

#LahiBrahimaj

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Modelja Jordyn Woods është siguruar që sytë të drejtohen drejt…