Brahimaj: Aktakuza ndaj Thaçit e Veselit është kundër UÇK-së dhe popullit të Kosovës

24 qershor 2020 | 18:02

Zyra e Prokurorit të Specializuar ka njoftuar se presidenti i Kosovës Hashim Thaçi dhe Kadri Veseli janë dy të partë që paraqiten në Gjykatën Speciale.

Gjenrali i UÇK-së Lahi Brahimaj, përmes një postimi të bërë në “Facebook”, ka komentuar këtë aktakuzë, derisa thotë se
aktakuza ndaj Thaçit dhe ndaj Veselit s’është veç aktakuzë ndaj dy komandantëve të UÇK-së, por popullit të Kosovës dhe ndjenjës për liri dhe pavarësi.

“Aktakuza ndaj Thaçit dhe ndaj Veselit nuk është veç aktakuzë ndaj dy Komandantëve të UÇK-së. Kjo aktakuzë është kundër UÇK-së, popullit të Kosovës dhe ndjenjës për liri dhe pavarsi të popullit të saj. Unë besoj fuqishëm në pafajsinë e krerëve të UÇK-së dhe edhe më shumë në sakrificën e njerzve tanë për liri e pavarësi”, ka shkruar Brahimaj.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Dy Skuadrat nga Gjilani, Drita dhe Gjilani janë duke shënuar…