Brahimaj: Albin Kurti është veteran i rrejshëm i UÇK-së

29 shtator 2024 | 17:06

Ish-komandanti, Lahi Brahimaj ka folur për veteranët në një intervistë për Periskopin.

Ai ka thënë se në vend që të bëjë deklarata Kurti për veteranët, duhet së pari të dëshmoj se ka qenë ushtar.

Brahimaj tha se Kurti është veteran i rrejshëm.

“Unë i bëj thirrje prej tash Albin Kurtit që të ma dëshmoj se ka qenë ai ushtar dhe pse është veteran. Për me i thënë dikujt je veteran i rrejshëm u dasht së pari ai mos me apliku fare për veteran, mos me pranu statusin e veteranit. Ky edhe ka apliku dhe e ka pranu statusin e veteranit dhe i quan të tjerët veteran të rrejshëm”, ka thënë ish-komandanti.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, njoftoi një arritje të rëndësishme…