Brahimaj: Dje përkujtuam komandant Naserin, sot përkujtojmë babanë e rezistencës, Sadri Zenelin

06 prill 2022 | 13:25

Ish-deputeti i Kuvendit të Kosovës, gjenerali i UÇK-së, Lahi Brahimaj, ka përkujtuar heroin Sadri Zenelin  në 23 vjetorin e rënies së tij.

“Ashtu sikur dje që përkujtuam komandant Naserin, sot përkujtuam babain e rezistencës, të madhin Sadri Zeneli”, ka shkruar ndër tjera gjeneral Lahi Brahimaj në llogarinë e vet në “Facebook”.

Postimi i plotë i Brahimajt në llogarinë e vet në “Facebook”:

Ashtu sikur dje që përkujtuam komandant Naserin, sot përkujtuam babain e rezistencës, të madhin Sadri Zeneli.

Po ashtu, po këtë ditë ranë për të mbetur të pavdekshëm në kujtimin e brezave, bashkëluftëtarët e mi: Islam Ademi, Lan e Fitim Rexha, Ramë, Bajrush e Arben Mehmeti.

Baca Sadri do të mbetet përgjithmonë shembulli i luftëtarit shqiptar, që organizoi rezistencën që nga embrioni i saj duke i dhënë gjatë gjithçka idealit për liri.

Lavdi!

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Shefi i Zyrës së Bashkimit Evropian (BE) në Kosovë, Tomas…