
Brahimaj falenderon votuesit në Istog
17 dhjetor 2017
| 22:33
Ish- deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) Lahi Brahimaj, ka uruar bashkepartiakun e tij Gani Dreshaj, për fitoren e së dielën në Istog.
Ai ka falënderuar të gjithë aktivistët dhe votuesit e AAK-së. “Shumë urime Gani Dreshaj, një falënderim i veçantë për çdo aktivist e aktiviste, për çdo votues. Fitorja është e qytetarëve, është e juaja. Urime Istog”, shkroi Brahmaj në profilin e vet në “Facebook”.