Brahimaj: Fehmi dhe Xheva Lladrovci mbetën sinonimi i lirisë
22 shtator 2020
| 13:54
Ish-deputeti i Kuvendit të Kosovës dhe gjenerali i UÇK-së, Lahi Brahimaj, ka përkujtuar Fehmi e Xhevë Lladrovcin në 22-vjetorin e rënies së tyre.
Brahimaj po ashtu ka përshkruar dhe rrugën e njohjes me Fehmiun dhe Xhevën.
Ai ka thënë se Fehmiu dhe Xheva mbetën sinonim i flijimit dhe sakrificës për atdhe.
“Fehmi dhe Xheva Lladrovci, kisha nderin të ju njoh për herë të parë në Kullën e familjes time në kohën kur vendi kishte nevojë më së shumti për ne. Edhe pse rruga juaj drejt lirisë u ndërpre, ju mbetët sinonim i flijimit dhe sakrificës për atdhe. Ju jeni burim dhe frymëzimi për brezat e rijnë se si duhet atdheu. Lavdi!”, ka shkruar Brahimaj në profilin e vet në “Facebook”.