
Brahimaj: Fillimi i luftës dhe lirisë e mban emrin e familjes Jashari
05 mars 2020
| 16:27
Njëri ndër themeluesit e UÇK-së Lahi Brahimaj, ka kujtuar epopenë e UÇK-së.
Ai ka thënë se fillimi i luftës dhe i lirisë janë pikërisht në Prekazin legjendar që mban emrin e familjes Jashari.
“Epoeja e UÇK-së është përshkrimi më i mirë i sakrificës e atdhedashurisë. Fillimi i luftës dhe i lirisë janë pikërisht në Prekazin legjendar që mban emrin e familjës Jashari. Gjaku i derdhur do të mbajë gjithmonë të njomë këtë tokë e dëshmorët dhe të rënët janë vetë ekzistenca jonë. Me shumë krenari kujtojmë Adem Jasharin dhe familjën e tij, përherë do i’u jemi mirnjohës për gjakun e derdhur. Falë tyre ne gëzojmë sot lirinë dhe shtetin tonë. Lavdi të rënëve dhe luftës së UÇK-së!”, ka shkruar Brahimaj në profilin e vet në “Facebook”.