Brahimaj: FSK-ja nuk është kërcënim por faktor stabiliteti

27 korrik 2020 | 16:04

Ish-komandanti i UÇK-së, Lahi Brahimaj, ka reaguar ndaj deklaratës se Marko Gjuriqit për Forcën e Sigurisë së Kosovës.

Në profilin e tij në “Facebook”, ai ka shkruar  se FSK-ja nuk është kërcenim për askënd, por faktor stabiliteti në rajon.

Postimi i plotë i Brahimajt:

Paska fol Marko Gjuriqi për FSK-në

Racizmi serb vazhdon. Gjuriq me deklaratën e tij se shqiptarëve ju duhen libra e jo tanke shpërfaq pozicionin historik të serbëve ndaj shqiptarëve se kinse ne jemi te paarsimuar. Gjuriqi mundet me vazhdu me racizimin e vet e ne vazhdojmë të arsimohemi edhe vazhdojmë që ushtrinë tonë ta ndërtojmë me teknologjinë ma të mirë. FSK-ja nuk është kërcenim por faktor stabiliteti. Mos te frikohet Gjuriq se luftën e kem fituar njëherë e do ta mbrojmë paqen.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Liverpooli ka konfirmuar transferimin e Dejan Lovrenit te Zenit St…