Brahimaj: Gjithmonë mirënjohës ndaj atyre që na e mundësuan ta jetojmë lirinë
25 shtator 2020
| 21:31
Gjenerali i UÇK-së, Lahi Brahimaj, kujtoi të rënet në vendlindjën e tij.
Ai ka thënë se është mirënjohës ndaj atyre që na e mundësuan ta jetojmë lirinë.
“Gjithmonë mirënjohës ndaj atyre që na e mundësuan ta jetojmë lirinë dhe të përjetojmë ditë të rëndësishme si kjo e sotmja për ne. Në nderim të dëshmorëve dhe vendlindjës së shenjtë”, ka shkruar Brahimaj në profilin e vet në “Facebook”.