Brahimaj kujton bashkëluftëtarin e tij, Ilir Konushevcin

27 nëntor 2018 | 17:41

Anëtari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës dhe ish-pjesëtari UÇK-së, Lahi Brahimaj, ka kujtuar bashkëluftëtarin e tij, Ilir Konushevcin.

Ai ka thënë se edhe pse Iliri nuk është më fizikisht, varri i tij mbetet pishtar që do të ndriçojë rrugën e brezave të ardhshëm.

Postimi i plotë i Brahimajt në “Facebook”:

Gjeneral Major, Ilir Konushevci, sot, si bashkëluftëtar më bërë të kujtoj vitet kur bashkë i ndërtuam celulat e para të UÇK-së, sollëm armët për shokët tonë që na prisnin me padurim, për t’i dalë zot atdheut, rrugëtuam kohë të gjatë, për idealin e njëjtë, lirinë e vendit tonë.

Edhe pse Ti sot nuk je me ne fizikisht, varri juaj do të mbetet pishtar që do të ndriçojë rrugën e brezave të ardhshëm.
Lavdi përjetë të jetëve, veprës tënde dhe të gjithë dëshmorëve të kombit shqiptar.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci, ka mbajtur fjalë…