Brahimaj kujton rënien e pesë dëshmorëve: Burrat e mëdhenj nuk i munguan atdheut
26 maj 2020
| 16:56
Ish-gjenerali i UÇK-së, Lahi Brahimaj, ka kujtuar rënien e pesë dëshmorëve: Luan Qerimajt, Rexhep Tafës, Beslim Alijajt, Fetah Selcës e Haki Krasniqit.
Ai përmes një postimi në llogarinë e vet në “Facebook”, ka shkruar se burrat e mëdhenj nuk i munguan as dje Shqipërisë, as sot, dhe nuk do t’i mungojnë as nesër Atdheut.
Postimi i tij:
Burrat e mëdhenj nuk i munguan as dje Shqipërisë, as sot dhe nuk do t’i mungojnë as nesër Atdheut.
Kujtojmë rënien heroike të këtyre burrave, Luan Qerimaj, Regjep Tafa, Beslim Alijaj Fetah Selca dhe Haki Krasniqi.
Do i kujtojmë përgjithmonë!
Lavdi!.
(A. M/ Epoka e re).