Brahimaj: Lajmi për ndarjen nga jeta të Haradin Balës na ka mërzitur të gjithëve
Ish-ushtari i UÇK-së, Haradin Bala, ka ndërruar jetë në orët e hershme të mëngjesit.
Bashkëluftëtari, ish-deputeti i Kuvendit të Kosovës, Lahi Brahimaj, përmes një postimi në llogarinë e vet në “Facebook” ka thënë se lajmi për ndarjen nga jeta të Haradin Balës na ka mërzitur të gjithëve.
Postimi i plotë i Lahi Brahimajt:
Lajmi për ndarjen nga jeta të Haradin Bales na ka mërzitur të gjithëve. Këto momente na bëjnë të kthehemi në retrospektivë për të dhe për Kosovën.
Haradin Bala personifikonte shqiptarin e vërtetë i cili në çdo rast mbrojti kauzën e lirisë së Kosovës dhe pastërtinë e luftës çlirimtare. Ai asnjëherë nuk u ligështua përballë asgjëje.
Do të kujtohet gjithnjë si Haradini i urtë, fjalë pak, me zemër të madhe të cilën ia dha atdheut.
Ngushëllime familjes dhe miqve të Haradin Balës!
I lehtë të qoftë dheu i Kosovës, Haradin!