Brahimaj: Lirimi i çlirimtarit është vlerësim i idealit
Ish-anëtari i Shtabit të Përgjithshëm të UÇK-së, Lahi Brahimaj, ka reaguar pas lirimit nga burgu i ish-komandantit të shtabit të përgjithshëm të UÇK-së, Sylejman Selimi.
Ai në llogarinë e vet në “Facebook”, ka shkruar se “Kthimi në liri për çlirimtarët është jo vetëm drejtësi, por para se gjithash është vlerësim i idealit”.
Postimi i plotë i Brahimajt:
Kthimi në liri për çlirimtarët është jo vetëm drejtësi, por para se gjithash është vlerësim i idealit. Rrugëtimi krah për krah për lirinë e vendit është ideali i përbashkët për drejtësinë që duhet të vendoset për çlirimtarët.
Kush më shumë se çlirimtarët e din vlerën e lirisë?! Por, edhe kush më shumë se populli e vlerëson dhe i gëzohet lirisë dhe lirimit të çlirimtarëve!
Në shpatulla të njëri-tjetrit qëndruam dhe u mbështetëm në rrugën e lirisë, po kështu duhet të qëndrojmë për të prezantuar pastërtinë e çlirimtarëve dhe të drejtën për liri.
Edhe vet liria ishte e vonë, e për çlirimtarët pastërtia për luftën ende po vazhdon. E drejta na solli lirinë. Kjo e drejtë do të pasqyrohet edhe për luftën çlirimtare.