Brahimaj: Shesheli nuk mund t’i ndahet ish-shefit të vet
Ish-deputeti i Kuvendit të Kosovës, gjenerali, Lahi Brahimaj, në një postim në rrjetin social e vet në “Facebook” ka komentuar deklaratat e Vojisllav Sheshelit, i cili ka thënë se Serbia duhet të pres deri sa të largohet NATO-ja nga Kosova dhe më pas trupat serbe të marrin edhe Kosovën edhe Shqipërinë.
Ja postimi i tij plotë:
Sikur në vitin 1999, edhe sot edhe nesër edhe kurdo, do ta keni përgjigjën e njëjtë, ashtu siç ju kemi mundur çdo herë, (rasti me ngujimin në bodrumin e mullirit në Kievë), edhe në Hagë ju kemi mundur, edhe në çdo rastë tjetër.
Juve nuk mund t’iu ndajë fati me kasapin e Ballkanit, Millosheviçin. Ju do të keni mundësi ndoshta ta “pushtoni e sundoni” vetëm ferrin, së cilës rrugë jeni duke shkuar ngadalë por sigurtë edhe ju.
E sa për kush deri ku do të shkojë, këtu jemi, do ta shohim!