Brahimaj: Shkëlzeni, shembulli më i mirë i luftëtarit të lirisë, sakrificës dhe vetëmohimit
Njëri nga themeluesit e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), Lahi Brahimaj, ka përkujtuar heroin e Kosovës, Shkëlzen Haradinaj, në 21-vjetorin e rënies së tij.
Brahimaj ka thënë se Shkëlzeni është shembulli më i mirë i luftëtarit të lirisë, sakrificës dhe vetëmohimit.
“Shkëlzen Haradinaj shembulli më i mirë i luftëtarit të lirisë, sakrificës dhe vetëmohimit.
21 vite pas përjetësimit tënd, kujtoj ditët e luftës që kaluam bashkë, gëzimet pikëllimet, zhgënjimet e vështirësitë. Ishe ti ai që na mbajte gjallë e të fortë me trimërinë tënde. Ti ngrite moralin tonë, që ne të shkëlqejmë në frontet e luftës. Lavdia jote qëndron përgjithmonë. Ashtu si Maja e Shkëlzenit, që kushedi sa herë e kalove gjatë furnizimeve për armatim. Historia mbase do na harrojë neve, bashkëluftetarëve tu. Por historia kurrë nuk do të ju harroj Ty, Fatmirin, Luanin e Hasimin. Krenar që ishim bashkë. Lavdi!”, ka shkruar Brahimaj në llogarinë e vet në “Facebook”.
https://www.facebook.com/LahiBrahimajOfficial/photos/pcb.2631030430501246/2631029467168009/?type=3&theater