Brahimaj: U nisën për t’i sjellë armët e lirisë, u kthyen heronj
Gjeneral Lahi Brahimaj, ka kujtuar bashkëluftëtarët e tij në rastin e 23 vjetorit të rënijes së tyre.
“Sa herë do kujtojmë Urën në Bishtazhin, Ujzin, Godenin e Rogovën e Hasit, do të kujtojmë heroizmin e betejat e tyre”, ka shkruar Brahimaj.
Postimi i plotë në llogarinë e tij në “Facebok”:
Në fundin e janarit të acartë, 1999, ata u nisën nga Jabllanica, drejt përjetësisë. Shumicën e tyre i njoha në vija të frontit.
Sa herë do kujtojmë Urën në Bishtazhin, Ujzin, Godenin e Rogovën e Hasit, do të kujtojmë heroizmin e betejat e tyre.
Do të kujtojmë me dhembje e krenari emrat e tyre të pavdekshëm: Agron Rama, Agim Zeneli, Sejdi Rama, Agush Gjocaj, Bahtiar Morina, Daut Kelmendi, Emrush Çetaj, Gaspër Karaqi, Gëzim Ademaj, Hamdi Berisha, Haxhi Kleçka, Ilir Merturi, Kasim Shala, Luan Smajli, Vëllezërit Memë e Prend Lleshi, Naim Dreshaj, Naim Gashi, Sahit Krasniqi, Valon Gashi dhe Vesel Avdyli.
Do të kujtojmë edhe banorët e Rogovës së Hasit, që u flijuan në tentim për të strehuar e shpëtuar luftëtarët e plagosur, Rrustem Morina me të bijtë Selmanin, Muhametin e Nusretin, Ibrahim Kryeziu, Xhevdet Berisha, Zyber Shala, Adem Shala dhe Rifat Shala.
U nisën për të sjellë armët e lirisë, u kthyen në frymëzues për fitoren e madhe. Lavdi!
#LahiBrahimaj