Brahimaj-Veselit: Kjo është barra dhe detyra e luftëtarit
Ish-gjenerali i UÇK-së, Lahi Brahimaj, ka reaguar pas thirrjes së intervistimit nga Gjykata Speciale për kryetarin e Kuvendit, Kadri Veseli.
Brahimaj ka kujtuar si në vitin 1994, Kadri Veselit i’a la nofkën Luli.
Postimi i plotë i Brahimajt:
Mbrojtja e kauzës për luftën e drejtë të UÇK-së, është sakrifica e radhës e idealistëve të lirisë. Edhe kjo, sikurse etapat e kaluara janë barra mbi supet e luftëtarëve.
Thirrja nga Gjykata Speciale për bashkëluftarët, e fundit për Kadri Veselin na kthen në kujtesën e lavdisë.
E njoha në përpjekjet për t’i themeluar celulat e para të rezistencës, në Kullën e Brahimajve në Jabllanicë në 1994 i dhashë emrin e luftëtarit, Luli, e tash e njoh në mbrojtës të vlerave të lirisë. Ruajtja e vlerave të lirisë, është sakrifica e radhës, kjo është barra e detyra e luftëtarit, në luftë ta ruaj idealin në liri të drejtën.