Brahimaj viziton familjen Jashari, pritët nga djemtë dhe mbesa e heronjve Hamit dhe Sala Jashari
Ish gjenerali i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), Lahi Brahimaj, së bashku me vajzën e tij Azën, kanë vizituar kullën familjes Jashari, ku është pritur nga djemtë dhe mbesa e heronjve Hamit dhe Sala Jashari.
Brahimaj më këtë rast ka thënë se ishte një moment prekës të shihte a Salen dhe Azen e re bashkë, si një kujtesë e gjallë e sakrificës dhe trashëgimisë së tyre.
Postimi i plotë i Brahimajt në profilin e vet në “Facebook”:
Kujtimet e një kombi janë të gdhendura në vendet e shenjta dhe në fytyrat e atyre që i trashëgojnë ato.
Bashkë me vajzën time të vogël Azen, kishim nderin të vizitojmë kullën e familjes Jashari, ku na pritën me bujari djemtë dhe mbesat e heronjve Hamit dhe Sala Jashari. Ishte një moment prekës të shihja Salen dhe Azen e re bashkë, si një kujtesë e gjallë e sakrificës dhe trashëgimisë sonë.
Historia jonë vazhdon të jetojë përmes brezave të rinj, duke na kujtuar vazhdimisht se liria është e rrënjosur thellë në guximin e atyre që u sakrifikuan në altarin e saj.
Flm Jashar, Sahit, Muse Jashari.