Braktis dasmën për ta shpëtuar të riun që po mbytej
10 gusht 2018
| 10:39
Nuk është menduar dy herë Zac Edwards, 32-vjeçar, teksa ka ndërprerë shërbimin fotografik martesor në plazh për t’u hedhur në ujë dhe për të shpëtuar një 18-vjeçar i cili rrezikonte të mbytej.
Dhëndri hero, punonjës në rojën bregdetare të ShBA-së, sapo ishte martuar me Cindyn, 32 vjeçe, e cila mbështeti gjestin e bashkëshortit. Ngjarja ka ndodhur në Alabama.