Braktiset hoteli më i madh japonez
28 maj 2019
| 10:52
Vendet e braktisura gjithmonë kanë një bukuri të pamohueshme. Vende ‘fantazmë’ që tregojnë histori dhe që rrinë pezull midis rrënojave dhe pluhurit. Hotel ‘Royal Hachijo” u përurua në vitin 1963 në Hachijo-jima, një ishull vullkanik i vendosur rreth 300 km nga Tokio. Struktura e madhe, e ndërtuar në stilin barok francez, tani është mbyllur që nga viti 2006 për shkak të rënies së turizmit në zonë. Hoteli, ndër më të mëdhenjtë në Japoni, tani është braktisur dhe bimësia po e pushton plotësisht.