Braktisja e fesë islame në Deçan – Sqarohet ish-këshilltari i Rugovës: Unë nuk i takoj këtij grupi
Ish-këshilltari i Presidentit Rugova, Sali Cacaj ka dal me një sqarim lidhur me akuzat se ai i është bashkuar ’Lëvizjes Vullnetare për braktisjen e Fesë Islame”.
Ai ka bërë të ditur se nuk i takon këtij grupi.
Përmes një statusi në Facebool, Cacaj tregon se po merrte pjesë në takim pasi që ishte thirrur për mbrojtjen e vlerave Kombëtare.
Sqarim!
Ka tri ditë që qarkullojnë në portale lajmet për formimin e ”Levizja vullnetare e braktisjës së fesë islame”.
Unë nuk i takojë këtij grupi.
Takimi është thirrë për mbrojtjën e vlerave Kombëtare.
Sqarimi im është për shkak të cilësimit të emrit dhe funksionit tim si këshilltar i Presidentit Rugova.
Mbetëm konsekuent në respektimin e Kushtetutës së Republikës së Kosovës e cila garanton liritë fetare për të gjithë.
Sali Cacaj, ish këshilltar i Presidentit Rugova