Brandon Walters, MVP i xhiros së 25-të

22 mars 2021 | 14:33

Ndeshjet e xhiros së 25-të në FIVE STAR Superligën e Kosovës në basketboll dhuruan ndeshje interesante.

Basketbollisti me indeksin më të lartë ishte Brandon Walters i Pejës, 51. Ai dukshëm ishte lojtari më i dalluar në xhiron e fundit.

Walters për 35 minuta përballë Bashkimit shënoi 32 pikë dhe kishte 24 kërcime. Qendra e Pejës kishte edhe dy vjedhje të topit dhe dy bllokada.

Top 5 basketbollistët me indeksin më të lartë të xhiros së 25-të ishin: Brandon Walters i Pejës 51, Kwame Vaughn i Ponte Prizrenit 29, Divine Myles i Ponte Prizrenit 27, Lg Gill i Golden Eagle Yllit 26 dhe Darell Davis i Rahovecit 24.

 

May be an image of 1 person dhe text that says 'OSARKASKISAVEZKOSA SUPERLIGA ES BUQUESNE PRIZRENI BRANDON WALTERS KWAME DANTE VAUGHN DIVINE MYLES LG GILL Indeksi 51 Indeksi 29 DARELL DAVIS Indeksi 27 Indeksi 26 Indeksi 24'

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Grupit Parlamentar të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës,…