Branimir Paviç emërohet trajner i KB Vëllaznimi

22 korrik 2024 | 12:10

Skuadrat e Superligës së basketbollit të Kosovës tashmë kanë nisur me përforcimet e tyre për sezonin 2024/2025, të elitës së basketbollit në vendin tonë.

E zyrtarizimi më i ri vjen nga KB “Vëllaznimi”që tashmë edhe zyrtarisht kanë bërë të ditur që sezonin 2024/2025 do ta nisin nën udhëheqjen e trajnerit kroat Branimir Paviq, i cili nuk është një emër i panjohur për skuadrën e Vëllaznimit, pasiqë kroati skuadrën e kishte drejtuar edhe në vitin 2021, por eksperienca e tij në Kosovë nuk ka qenë vetëm me skuadrën nga Gjakova, sepse trajneri nga Kroacia, kishe qenë pjesë edhe e skuadrës së Pejës dhe Bashkimit.

Kujtojmë që klubi Gjakovar sezonin e kaluar aventurën e tyre në Superligë e kishin nisur me trajnerin lituanez, Audrius Prakuraitis i cili u largua nga KB “Vëllaznimi” pas startit negativ të skuadrës, ku në 3 xhiro sa e drejtoi ekipin pësoi 3 humbje, gjë që bëri që drejtuesit e klubit në vendin e kryetrajnerit ta emërojnë kroatin Josip Plantak, i cili sezonin e kishte nisur si ndihmëstrajner.

Plantak e nisi mbarë drejtimin e skuadrës me një bilanc prej 6 fitoreve e një humbjeje, ndërsa në fund nga ekipi largua me bilanc të përgjithshëm prej 7 fitoreve e 6 humbjeve.

Kurse pas ndërprerjes së bashkëpunimit me Plantak, gjakovarët arritën marrëveshje me trajnerin tjetër kroat, Vladimir Krstic, i cili e mori drejtimin e skuadrës nga xhiroja e 17-të, ku arriti që stinorin ta përfundojë me një bilanc prej 6 fitoreve e 6 humbjeve.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Këshilli i Bashkimit Evropian ka vendosur sot në favor të…