Brankoviq: Serbia shpresoj të ketë kundër-propozime në takimin e 18 marsit

12 mars 2023 | 11:46

Ish-diplomati Branko Brankoviq ka thënë se negociatat në Ohër më 18 mars do të jenë shumë të vështira, duke u shprehur se Serbisë vazhdimisht po i vihej “një lak në qafë”.

Brankoviq tha se ka shpresë që delegacioni serb i kryesuar nga Aleksandër Vuçiq do të kishte “kundërpropozimet e veta” për çdo paragraf.

“Është herët të thuhet, nënshkruani”, u shpreh Brankoviq.

Në Serbi një ditë para takimit të 18 marsit, më 17 mars, janë paralajmëruar demonstrata të mëdha.

Kujtojmë se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka kërkuar që Propozimi Evropian të nënshkruhej qysh më 27 shkurt. Tashmë, besohet që puna po vazhdon në atë që konsiderohet Plan Zbatimi i Propozimit, dhe për të cilin palët vazhdojnë të kenë qëndrime të ndryshme.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Në Federatën e Auto Sportit të Kosovës, mbrëmja e së…