‘Brate’: Publikohen mesazhet e Kusari-Lilës ku e quan Simiqin ‘vëlla’, si koordinohej VV-ja me Listën Serbe?
Paparaci ka publikuar disa mesazhe të shefes së deputetëve të VV-së, Mimoza Kusari-Lilës me deputetin e Listës Serbe, Slavko Simiq.
Në mesazhet që janë shkruar prej shkurtit deri në maj të vitit 2022, Kusari-Lila e Simiq koordinohen për projektligje të ndryshme në Kuvendin e Kosovës.
Në mesin e këtyre projektligjeve, ata bisedonin edhe për Projektligjin për Pagën Minimale.
Simiq e Kusari-Lila koordinohen edhe për një takim me kryeministrin Kurti.
Mimoza Kusari-Lila po përpiqej të krijonte aleancë me Listën Serbe për çështje të agjendës legjislative të mazhorancës.
Për këtë qëllim, shefja e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje kishte krijuar raporte miqësore me ish-shefin e Grupit Parlamentar të Listës Serbe, Sllavko Simiq, me të cilin komunikonte përmes platformës WhatsApp.
Ajo, përpiqej t’i bashkërendonte veprimet me Listën Serbe për miratimin e ligjeve të rëndësishme në kuvend.
Në katër biseda të realizuara përmes WhatsApp-it, të cilat i ka siguruar Paparaci, Kusari-Lila dhe Simiq bisedonin edhe për vizitat e deputetëve të Listës Serbe te Millan Radoiçiqi në Kopaonik.
Këto biseda dhe të tjera janë në duart e Policisë së Kosovës.
Në bisedën e parë Kusari-Lila – Simiq, të realizuar më 29 janar të vitit 2022, Kusari-Lila pranon një përshëndetje nga Kopaoniku dhe një ftesë që pretendohej se i vinte nga Millan Radoiçiqi për vizitë në resortin turistik ku qëndronte ai, përtej kufirit me Kosovën.
Biseda e parë
Sllavko Simiq: Ja një përshëndetje nga Kopaoniku (qesh)
Sllavko Simiq: Pra, të jemi shëndosh, dhe ti të vjen këtu në mal
Mimoza Kusari-Lila: Shefja e grupit parlamentar të VV-së në Kopaonik (qesh)
Sllavko Simiq: E pse jo
Mimoza Kusari-Lila: Më herët kam shkuar në Mavrovë
(E pse jo)
Mimoza Kusari-Lila: Kur gjejmë zgjidhje për rrymën në Veri (qesh)
Sllavko Simiq: Bën, Mbaj mend çfarë ke thënë
Mimoza Kusari-Lila: Çfarë kam thënë?!
Mimoza Kusari-Lila: Aaaaa të vij ta bëjmë zgjidhjen për rrymë
Mimi: Po natyrisht
Sllavko Simiq: Po
Sllavko Simiq: U morëm vesh
Biseda e dytë
Mimoza Kusari-Lila: Hajde jam në zyre
(8. shkurt 2022)
Mimoza Kusari-Lila: Përshëndetje Sllavko, a do të vini nesër në seancën e Kuvendit?
Mimoza Kusari-Lila: Vazhdimi është nesër në orën 11:00
Sllavko Simiq: Përshëndetje, Ishim te ai shoku në Kopaonik, për ta vizituar, ai është me koronë, dhe të gjithëve na infektoi me koronë, të gjithë 12 deputetë
Mimoza Kusari-Lila: (habitet) Si bre 12 deputetë përsëri me koronë
Mimoza Kusari-Lila: A e keni marrë Bajramin dhe Ademin me veti ?
Mimoza Kusari-Lila: Më fal, Fadilin dhe Bajramin?
Sllavko Simiq: Të gjithë për Zotin (qesh)
Mimoza Kusari-Lila: Atëherë, shpresoj që do ta kaloni lehtë këtë virus
(nuk u realizua thirrja në orën 12:47)
Biseda e tretë
(18 prill 2022)
Mimoza Kusari-Lila: Eja te unë në zyre
Sllavko Simiq: Hajde, vetëm të kryej diçka dhe po vij
Sllavko Simiq: A bën?
Mimoza Kusari-Lila: Bën
(nuk u realizua thirrja në orën 15:08)
Sllavko Simiq: Kolege, Kam marrë dritën e gjelbër që të shihem me Kryeministrin dhe të bisedojmë. Nëse bën nesër, për mua është OK.
Mimoza Kusari-Lila: Super, do të të lajmëroj për kohën e saktë.
Sllavko Simiq: Në rregull
Mimoza Kusari-Lila: Në orën 11:00 nesër te Kryeministri
Sllavko Simiq: Në rregull
Biseda e katërt
Mimoza Kusari-Lila: Përshëndetje Sllavko,
Sllavko Simiq; Përshëndetje
Mimoza Kusari-Lila: Gëzuar festën, vetëm edhe të kisha ditë se cila festë është sot
Mimoza Kusari-Lila: A do të jeni nesër në seancë?
Mimoza Kusari-Lila: Duhet të bisedojmë
Mimoza Kusari-Lila: E kemi shqyrtimin e jashtëzakonshëm të buxhetit për 2022
Mimoza Kusari-Lila: Dhe projekt-propozimin për Pagën minimale
Sllavko Simiq: Kur
Mimoza Kusari-Lila: Dmth ajo që do të dyfishohet
(Sllavko Simiq: Kur)
Mimoza Kusari-Lila: Po nesër vëlla
Mimoza Kusari-Lila: Rreth orës 10:00
Mimoza Kusari-Lila Vazhdimi i seancës
Mimoza Kusari-Lila: Të lutem bisedo dhe më lajmëro
Sllavko Simiq: OK të lajmëroj