Bravermani shkarkohet nga posti i sekretares së Brendshme të Britanisë
Suella Braverman është shkarkuar nga posti i sekretares së Brendshme pas komenteve për protestat pro Palestinës.
Sekretarja e Brendshme britanike ka akuzuar efektivët blu se protestuesit agresiv te krahut të djathtë nuk u janë përgjigjur siç duhet, ndërsa kanë injoruar tërësisht turmat pro palestineze përgjatë protestave të tyre.
Rikujtojmë se pesë partitë opozitare kanë kërkuar publikisht shkarkimin e saj nga detyra të enjten pasi Downing Street ka thënë e artikulli i “Times”, në të cilin Braverman pretendonte se oficerët e policisë pa emër ishin fajtorë për “standarde të dyfishta”.
Burime nga Partia Konservatore për “The Guardian”, kanë thënë se kryeministri Rishi Sunak po kryen një riorganizim ministror pasi ai është duke kërkuar të “forcojë ekipin e tij në qeveri për të dhënë vendime afatgjata për një të ardhme më të ndritshme”.
Mediet vendase kanë raportuar se e sekretari i Jashtëm, James Cleverly është parë në Downing Street, duke ndezur spekulime se ai mund të zërë vendin e Braverman në Ministrinë e Brendshme.