Bravo: Do ta ndërpres pensionin nëse me thërret Barcelona
Claudio Bravo është vënë në dispozicion të klubit të Barçës, pasi u konfirmua lëndimi i rëndë i Andre Ter Stegenit. Kiliani, i cili njoftoi tërheqjen e tij më pak se një muaj më parë, do të ishte i gatshëm të rikthehej në fushat e lojës në moshën 41-vjeçare.
“Nëse Barcelona më thërret, do të jem i përgatitur ta ndërpres pensionin”, tha ai në një deklaratë për @winwinallsports.
Më 27 gusht, Claudio Brav njoftoi përmes rrjeteve sociale se po tërhiqej nga futbolli profesionist pas një karriere të gjatë. Kiliani mbërriti te Barcelona në sezonin 2014-2015 nën urdhrat e Luis Enrique.
Pikërisht, në të njëjti sezon në të cilin Ter Stegen nënshkroi për katalanasit. Ai luajti 75 ndeshje zyrtare dhe fitoi 9 tituj: dy Liga, tre Copa del Rey, një Champions League, një Superkupë Evropiane, një Superkupë Spanjolle dhe një Kupë të Botës për Klube.
Kiliani kaloi dy sezone te Barcelona dhe në vitin 2016 vendosi të shkonte te Manchester City për shkak të ecurisë, pikërisht të Ter Stegenit. Ai kaloi katër vjet në klubin anglez përpara se të bashkohej me Betis. Pas katër sezonesh të tjera në klubin bardheblu, portieri vendosi të varë këpucët.
Kiliani ishte portieri i parë që bëri një hap përpara, pasi mësoi për dëmtimin e Ter Stegen. Gjermani do t’i nënshtrohet një operacioni pasditen e sotme për shkak të këputjes totale të tendinit patellar në gjurin e djathtë. Në pritje të raportit mjekësor pas ndërhyrjes, ai i thotë lamtumirë sezonit.