Bravo refuzon përqafimin e Guardiolas, rrezikon shitjen në janar
Manchester City është dridhur kundër Leicester në çerekfinalen e Kupës së Ligës. Skuadra e Guardiolas e ka mbyllur kohën e rregullt në barazim 1-1 dhe ka arritur të kualifikohet vetëm pas gjuajtjes së penalltive.
Protagonisti ka qenë portieri Claudio Bravo, ekspert në pritjen e penalltive, por që nuk ka qenë shumë i kënaqur me përqafimin që Guardiola i ka dhënë në fundin e ndeshjes. Marrëdhëniet mes të dyve duket se janë prishur dhe lojtari mund të shitet në janar.
Falë portierit kilian City ka mbetur në garë për të fituar të katër kompeticionet në të cilat luan në këtë sezon, raporton “Telesport”. Gjithsesi, reagimi i lojtarit pas përqafimit të trajnerit nuk ka kaluar pa u vënë re. Kështu, ka shumë mundësi që ai të largohet nga “Qytetarët” në janar dhe City do të vihet në kërkim të një portieri të dytë cilësor.
Alternativa më të lehta dhe më ekonomike, City i ka në shtëpi. Joe Hart, portieri i West Ham, dhe Angus Gunn, portieri i kombëtares U-21 angleze, që luan me Norwich, janë në pronësi të Cityit.