
Brazili, 1 188 viktima të tjera nga Covidi
22 maj 2020
| 11:31
Brazili konfirmoi 1 188 viktima të tjera vetëm gjatë 24 orëve si pasojë e koronavirusit të ri (COVID-19). Sipas të dhënave të Ministrisë së Shëndetësisë, numri i përgjithshëm i viktimave në shtetin latino-amerikan ka arritur në 20 047.
Ndërkaq, bilanci i të infektuarve ka shkuar në 310.921, me 18.508 raste të reja.
Sipas faqes së internetit “Worldometer”, e cila përpilon të dhënat në lidhje me pandeminë, Brazili është vendi me më së shumti raste dhe vdekje nga virusi në Amerikën Latine. Ndërkaq, në nivel botëror vendi radhitet i treti për nga numri i rasteve, pas ShBA-së dhe Rusisë.