Brazili dhe Belgjika në kërkim të çerekfinales

02 korrik 2018 | 11:35

Brazili është në rrugë të mbarë për ta ndrequr historinë e Kupës së Botës në vitin 2014, kur zhgënjeu përtej mase të gjithë adhuruesit e saj me eliminim, por edhe me humbjen e thellë nga Gjermania (7-1).

Brazilianët nuk e nisën mirë këtë kampionat, pasi barazuan me Zvicrën në ndeshjen e parë 1-1, por më pas u këndellën dhe e mposhtën Kosta Rikën (1-0) dhe Serbinë (2-0). Tash përballë reprezentacionit brazilian është Meksika që startoi fuqishëm në këtë Botëror, duke e mposhtur kampionen e Botës, Gjermaninë (0-1), më pas edhe Korenë e Jugut (1-2), por në ndeshjen e fundit ndaj Suedisë pësuan humbje të thellë me rezultat 3-0.

Brazili konsiderohet favorit, pasi ka shumë yje në skuadër dhe vëmendja është tek Neymari, i cili nuk ka arritur të shkëlqejë deri tash. Ai që ka shkëlqyer deri tash është ylli i Barcelonës, Philippe Coutinho, që është i gatshëm ta vazhdojë kontributin në fanellën e kombëtares. Brazili në këtë ndeshje do të mundohet të mos lejojë befasi, kurse Meksika do t’i provojë shanset e saj për të arritur në çerekfinale. Për Brazilin i gatshëm pritet të jetë Marcelo, i cili pësoi një lëndim në ndeshjen ndaj Serbisë, derisa në formacion parashikohet të jetë edhe Danilo.

Douglas Costa është në dyshim për ndeshjen ndaj Meksikës, kurse meksikanët do të jenë pa Hector Morenon që mungon shkaku i kartonëve dhe vendin e tij pritet ta zë Hugo Ayala. Ndërsa ndeshja tjetër që zhvillohet sonte është ajo në mes të Belgjikës dhe Japonisë. Belgët që e mposhtën Anglinë me formacion të dytë dhe falë golit të shqiptarit, Adnan Januzaj, janë favoritë ndaj Japonisë që u kualifikua në 1/8 e finales në saje të lojës “far-paly”.

Të hënën takohen:

16:00 Brazili-Meksika
20:00 Belgjika-Japonia

/Epoka e re/ 

 

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Oda Ekonomike e Kosovës (OEK) ka përkrahur deklaratën e ministrit…