Brazili hap hetimet ndaj Elon Musk pas refuzimit për bllokuar disa llogari në X

08 prill 2024 | 12:03

Musk, pronari i X dhe një absolutist i vetëshpallur i fjalës së lirë, ka kundërshtuar një vendim të gjyqtarit Alexandre de Moraes që urdhëron bllokimin e disa llogarive.

Një përplasje mes Elon Musk dhe Brazilit u përshkallëzua të dielën kur një gjykatës i Gjykatës së Lartë në Brazil hapi një hetim ndaj miliarderit, pasi Musk tha se do të riaktivizonte llogaritë në platformën e mediave sociale X që gjykatësi kishte urdhëruar të bllokoheshin.

Musk, pronari i X dhe një absolutist i vetëshpallur i fjalës së lirë, ka kundërshtuar një vendim të gjyqtarit Alexandre de Moraes që urdhëron bllokimin e disa llogarive.

Ai ka thënë se X, i njohur më parë si Twitter, do të hiqte të gjitha kufizimet sepse ato ishin jokushtetuese dhe i bëri thirrje Moraes të jepte dorëheqjen.

As Musk, X dhe as autoritetet braziliane nuk kanë bërë të ditur se cilat llogari të mediave sociale janë urdhëruar të bllokohen. X postoi për herë të parë në lidhje me urdhrin për bllokim të shtunën, por nuk ishte menjëherë e qartë se kur u dha urdhri.

Moraes po heton “milicitë dixhitale” që janë akuzuar për përhapjen e lajmeve të rreme dhe mesazhe urrejtjeje gjatë qeverisë së ish-presidentit të ekstremit të djathtë Jair Bolsonaro dhe po udhëheq gjithashtu një hetim për një tentativë të supozuar për grusht shteti nga Bolsonaro.

Musk akuzoi Moraes për tradhti pasi sipas tij, “me paturpësi dhe në mënyrë të përsëritur” po shkel kushtetutën dhe popullin e Brazilit.

“Ky gjyqtar ka aplikuar gjoba masive, ka kërcënuar se do të arrestojë punonjësit tanë dhe do të ndërpresë aksesin në X në Brazil

Si rezultat, ne ndoshta do të humbasim të gjitha të ardhurat në Brazil dhe do të duhet të mbyllim zyrën tonë atje. Por parimet kanë më shumë rëndësi se fitimi.”

Miliarderi është zotuar të kundërshtojë ligjërisht urdhrin për bllokimin e llogarive X aty ku është e mundur.

Moraes u përgjigj të dielën duke shtuar Musk në hetimin që ai po drejton për lajmet e rreme në mediat sociale dhe duke hapur një hetim për atë që ai e quajti një pengim të drejtësisë.

Në vendimin e tij, Moraes tha: “X do të përmbahet nga mosbindja e çdo urdhri gjykate të lëshuar tashmë, duke përfshirë kryerjen e çdo riaktivizimi të profilit që është bllokuar nga kjo Gjykatë e Lartë”.

Nëse X nuk respekton urdhrin për të bllokuar disa llogari, kompania do të gjobitet me 100,000 realë (19,740 dollarë) në ditë, tha gjykatësi në një deklaratë të lëshuar për mediat.

Qeveria e majtë e Presidentit Luiz Inacio Lula da Silva shprehu mbështetje për Moraes, me avokatin e përgjithshëm Jorge Messias që kritikoi Musk dhe bëri thirrje për rregullimin e rrjeteve të mediave sociale për të parandaluar platformat e huaja që të shkelin ligjet braziliane./Reuters

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Prokuroria Themelore në Prishtinë ka ngritur aktakuzë kundër dy personave,…