Brazili ia heq shiritin Neymarit, kapiten i ri Dani Alves
28 maj 2019
| 18:49
Brazili po përgatitet për “Copa America”, e cila starton më 14 qershor, teksa prej disa ditësh trajneri Tite ka zyrtarizuar listën e të grumbulluarve. Trajneri Tite ka vendosur se Neymari nuk do të jetë më kapiten i Kombëtares së Brazilit.
Ky vendim duket se ka ardhur pas incidenteve të ndodhura në finalen e Kupës ndaj Rennes, ku Neymari u kap me një nga tifozët kundërshtar.
Kapiten i ri i Brazilit do të jetë Dani Alves, i cili do ta marrë shiritin që në sfidat miqësore në kuadër të “Copa America” dhe më pas gjatë gjithë kompeticionit. Ende nuk ka pasur një reagim nga Neymari, por duket se te Brazili ka shpërthyer një çështje.