Brazili, kampion i Botës për U17

18 nëntor 2019 | 14:49

Brazili është shpallur kampion i Botës në futboll për grupmoshën U17.

Skuadra braziliane triumfoi në finalen e luajtur në shtëpinë e saj, duke mundur me përmbysje 2-1 Meksikën në një sfidë me të vërtetë të çmendur. Pavarësisht rasteve për shënim, pjesa e parë u mbyll me rrjeta të paprekura. Pas pushimit, meksikanët suprizuan organizatorët në minutën e 66-të, kur Gonzales shënoi golin e avantazhit.

Zhgënjimi i tifozëve vendas mori formë dhe u bë i dukshëm me kalimin e minutave. Por në fundin e ndeshjes atmosfera ndryshoi krejtësisht. Në minutën e 83-të nga pika e 11-metrshave, Caio Jorge barazoi shifrat dhe ndezi sërish shpresat e “Selecao”-s. Kur pritej që ndeshja të shkonte në shtesë dhe ndoshta deri te goditja e penalltive, në minutën e 93-të, Lazaro shënoi golin e dytë dhe të fitores për Brazilin, që kthehet kampion i botës për 17-vjeçarët pas një mungese shumë të gjatë.

 

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Në organizim të Federatës Sportive të Punëtorëve të Kosovës (FSPK)…